U shtrua me urgjencë në spital, ja mesazhi i këngëtares së famshme shqiptare

U shtrua me urgjencë në spital, ja mesazhi i këngëtares së famshme shqiptare

23:07, 17/07/2018
A+ Aa A-

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha u shtrua me urgjencë në spital, pas një incidenti që pësoi në shtëpi.

Në media u përfol se këngëtares i kishte rënë në shpinë dollapi dhe pasi u nënshtrua ekzaminimeve mjekësore ajo tashmë është mirë.

Pagarusha ka bërë një postim në Facebook, ku falenderon të gjithë ndjekësit dhe njerëzit e dashur për mbështetjen gjithashtu tregon se tashmë është shumë mire.

'Përshëndetje të dashurit e mi, Dëshiroj t’iu falenderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar duke më uruar shërim sa më të shpejtë.

Shfrytëzoj rastin t’iu informoj se jam mirë dhe e gjithë kjo mbështetje nga ju më ka bërë të nihem edhe më mirë!

Jam shumë me fat që ju kam! E juaja Nexhmije Pagarusha'- ka shkruajtur këngëtarja në postimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco