'Ndonjë Zanë ta rrëmbeu, idhnake si ato, birin tënd të shtrenjtë dhe të vetëm, Flutura!'

'Ndonjë Zanë ta rrëmbeu, idhnake si ato, birin tënd të shtrenjtë dhe të vetëm, Flutura!'

11:26, 07/05/2018
A+ Aa A-

Mesazhi i ngushëllimit i shkrimtares Yllka Filipi, drejtuar koleges Flutura Açka, e cila humbi djalin e saj të vetëm 18-vjeçar, Jerin van den Brink, pas një sëmunndjeje të rëndë.

M'u trand shpirti, sa dhimbje dhe lot! Qoftë i Parajsës dhe i Prehrit të Zotit Biri Yt i Shtrenjtë dhe i Vetëm Flutura! I paharruar qoftë kujtimi i tij! 

Në këtë rrugëtim të shkurtër dhe të trazuar tokësor, i rëndë ky lajm, plumb! Gjeje udhën, o Mëmë e Pikëlluar, jeto me Dritën e Shpirtit e Tij, jeto për të!

Jeto me jehonën e buzëqeshjeve të tij, jeto me tingujt e zërit të tij, jeto me ëndrrën e tij! 

Pikërisht në pranverën e tetëmbëdhjetë, në agun e së dielës së dasmave, ende pa shkrepur dielli majave, brigjeve e shkrepave, biri yt i vetëm, zgjodhi të largohet në qiell, në moshën kur gjithe bashkëmoshatarët e tij, shkëputen nga foleja prinderore, drejt aventurës për në zemër të jetës!

Jerini përzgjodhi një tjetër rruzull, atë botën e bardhë si shpirti, pa re e mjegulla, se stuhitë janë vetëm të Tokës!

Ndonjë Zanë ta rrëmbeu, idhnake si Ato!!! E pa ashtu të bukur, të njomë, me dritë...Dhe netët e zeza, nuk janë të Qiellit, netë eterike!!! Përjetësia është atje! Paqja qoftë e jotja Flutur! 

Jam e bindur se do ta prekim e ndiejmë Jerinin në shkrimet e tua, për ta dashur pafundësisht e përjetësisht bashkë me ty!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco