Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'Layla' e Eric Clapton, kënga e famshme nga arkivat tona, historia e Lejlës dhe Mexhnunit

'Layla' e Eric Clapton, kënga e famshme nga arkivat tona, historia e Lejlës dhe Mexhnunit

11:37, 30/04/2018
A+ Aa A-

A ka lidhje muzika blues me arkivat? Ndoshta...

Më 1971, njëri ndër më të njohurit e muzikës blues, Eric Clapton, bashkë me Jim Gordon, kompozuan këngën e stërnjohur "Layla", si pjesë e albumit të vetëm "Layla and Other Assorted Love Songs" të grupit "Derek and the Dominoes".

Clapton u frymëzua për këngën pikërisht nga historia e Lejlës dhe Mexhnunit. Këtë histori të një dashurie të pamundur Clapton e lexoi kur ishte i dashuruar marrëzisht pas Pattie Boyd, e cila, nga ana tjetër, ishte e martuar me kitaristin George Harrison.

Lejla e këngës frymëzohet nga Lejla e historisë, dhe i kushtohet dashurisë së pamundur të Eric për Pattie.

Ku tjetër mund të gjendet historia e Lejlës dhe Mexhnunit? Sigurisht, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave! Kështu njofton ky institucion, i cili fton "mos harroni të na ndiqni këtë javë, rezervojmë surpriza."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco