FOTO /Seks në Komitetin e Partisë, kush e kapi instruktorin me dashnoren daktilografiste

FOTO /Seks në Komitetin e Partisë, kush e kapi instruktorin me dashnoren daktilografiste

14:49, 26/04/2018
A+ Aa A-

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një shkresë të vitit 1973 teksa ka hapur sot temëm e imoralitetit në kohën e Partisë së Punës, si trajtoheshin rastet dhe si ndëshkoheshin.

"Komitetet e Partisë së Punës, - shkruan Dervishi, -  ishin strukturat vendore të kësaj partie dhe vepronin në bazë territori (rrethi kryesisht). Organi udhëheqës i tyre ishte Byroja, e cila përbëhej nga krerët më të lartë të pushtetit të rrethit. Brenda komitetit vepronte një aparat i cili imitonte në formë të vogël aparatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Ky aparat, përveç punës ideologjike që bënte dublonte punët e qeverisjes.

Gjithë ditët shkonin kot duke sajuar raporte të kota e pa lidhje. Nga ky stil pune, shumë herë në orarin e punës, zyrat përdoreshin edhe për gjëra të tjera, pikërisht atëherë kur idili i dashurisë së instruktorëve ndizej më shumë se kurrë.

Në një komitet partie në vitin 1973 punonin një instruktor dhe një daktilografiste. Kjo e fundit kishte edhe burrin shofer të Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë. Në mënyrë të fshehtë, instruktori dhe daktilografistja nuk po bënin punët që u kish ngarkuar Partia. Rasti u bë shembull. Por të tilla që nuk u bënë shembuj kishte me qindra.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, instruktori për një periudhë prej 3 vjetësh mbante marrëdhënie me daktilografisten, duke anashkaluar detyrat që Partia i kishte ngarkuar për edukimin marksist-leninist të masave.

Më 17.3.1973 dy sevdallinjtë u gjetën të mbyllur në kartotekën e Komitetit të Partisë, pikërisht aty ku mbaheshin larg syve të armikut dosjet e kuadrit komunist.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco