Akili dhe Patrokli, miq apo dashnorë?

Akili dhe Patrokli, miq apo dashnorë?

11:34, 15/04/2018
A+ Aa A-

Natyra ekzakte e marrëdhënies së Akilit me Patroklin ka qenë e shumëdiskutuar si në periudhën klasike, ashtu edhe në kohët moderne. Tek Iliada, shfaqet si modeli i një miqësie të thellë dhe besnike. Homeri nuk lë të kuptohet që Akili dhe miku i tij i ngushtë ishin të dashur.

Pavarësisht se nuk ka prova direkte në tekstin e Iliadës, se këta të dy ishin dashnorë, kjo teori është shprehur nga disa autorë të mëvonshëm. Komentatorët, nga antikiteti deri në kohët moderne e kanë interpretuar këtë marrëdhënie përmes këndvështrimit të kulturës së tyre.

Në Athinën e shekullit 5 p.e.s. kjo lidhje e fortë shihej në dritën e zakonit grek të pederastisë. Tek Simpoziumi i Platonit, pjesëmarrësit në një dialog për dashurinë supozojnë se Akili dhe Patrokli ishin një çift; Fedrusi argumenton se Akili ishte më i riu dhe më i pashmi, pra ishte i dashuri dhe Patrokli i dashuruari pas tij. Por në greqishten e lashtë nuk kishte fjalë që dallonin heteroseksualin dhe homoseksualin. Dhe supozohej se një burrë mund të dëshironte të rinj të pashëm dhe të bënte seks me femra. / bota.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

me ngadale gjon16/04/2018 12:29

une jamdakort qe ta mbrojme vendin tone por me argumenta ndryshe bota na tallin, qeleshja njihet ne kohe te hershme ne shume vende , edhe etrusket e kane patur - dhe nga etrusket te iliret ka nje hapsire kohe sh e madhe. ndersa sa per greke jane quajtur ashtu qe ne kohen e romakeve.

Gjoni 15/04/2018 13:14

Mesoni dhe analizoni para se të shkruani. Shikoni foton dhe shprehuni. Akili është Ilir, shikoni qeleshen që ka ne koke. Shteti Grek është 197 vjeçare i themeluar ne vitin 1821 në Arberi me Arberesh që Europa nga frika e kthimit të Bizantit e quajti Greqi dhe solli idene Helenizmin dhe ta shkaterronte perfundimisht dinastine Iliro-Bizante. Kur do rishkruhet historia saktesisht që sejcili komp ose perkaresi të marr atë që i takon ne histori.

Shto koment

Denonco