Teatri Kombëtar/ Aktori i madh-Ramës: Ja dy mënyrat se si mund të gjesh fondin...

Teatri Kombëtar/ Aktori i madh-Ramës: Ja dy mënyrat se si mund të gjesh fondin...

19:27, 09/04/2018
A+ Aa A-

Aktori i madh Bujar Asqeriu ka marrë pjesë në protestën e rradhës së artistëve dhe aktorëve, ku gjithashtu është prezantuar edhe projekti i tyre për Teatrin e ri Kombëtar. Në këtë projekt, artistët ruajnë godinën aktuale, ndryshe nga varianti i propozuar nga qeveria për prishjen e saj dhe ndërtimin e një teatri të ri. Sipas artistëve, kostoja për projektin e tyre nuk i kalon 10 milionë euro.

Bujar  Asqeriu ndërsa ka marrë fjalën ka dhënë edhe dy mënyrat që sipas tij mund të çojnë në sigurimin e fondit që kërkohet.

“Kam dy propozim për ti ardhur në ndihmë qeverisë.

I pari mund  të duket utopik dhe ti bëj shumë veta për të qeshur.  Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë. Dhe unë e kam vlerësuar.

Unë propozoj një amnisti për ata që kanë vënë dorën në para publike, që ti dorëzojnë në thesarin e shteti. E para lajnë mëkatet dhe e dyta tregojnë burrërinë e tyre. Ti paketojnë bukur dhe ti dorëzojnë në thesarin e shtetit. Dhe shikoni juve se mund të  bëhen jo një teatër por dhjetë teatro.

E dyta, ata që janë në diasporë, që po tu thuash që të dorëzojnë nga 5 euro për teatrin. Unë mendoj se të gjithë do të japin aq para”, tha Asqeriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco