Me një diametër prej 14,7 centimetrash, ky tas delikat është ngjyrosur me kombinim teknikash kineze dhe perëndimore ku janë pikturuar edhe lule narcisi, që shfaqen rrallë në porcelanet kineze.
Ky objekt u ble nga një klient anonim brenda pesë minutash për 24.69 milionë euro, shkruan atsh. "Ky është padyshim ekzemplari më i bukur i këtij lloji", deklaroi Nicolas Chow, presidenti i degës aziatike të "Sotheby's". Megjithatë, kjo vlerë e jashtëzakonshme nuk përbën një rekord për një qeramikën kineze.
Një tas njëmijë vjeçar i dinastisë Song, që është shitur për 32 milionë euro, mban rekordin që prej tetorit. Ena e fundit e porcelanit e shitur, ishte përdorur nga perandori Kangxi në vitet 1720. Ai u punua në një prej atelieve perandorake në Qytetin e Ndaluar të Pekinit nga një ekip i vogël artizanësh, të ndihmuar nga jezuitë të ardhur nga Europa.
© SYRI.net