Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Ndahet nga jeta artisti i njohur

FOTO/ Ndahet nga jeta artisti i njohur

21:19, 06/04/2018
A+ Aa A-

Regjisori japonez i filmave të animuar Iasao Takahata, bashkë-themelues i studios Ghibli, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Takahata u nominua për Oscar në vitin 2014 për ‘The Tale of Princess Kaguya’, por është më i njohur për filmin e tij ” Grave of the Fireflies”.

Ai themeloi Studio Ghibli me regjisorin ikonik Hayao Miyazaki në vitin 1985.

Studoi prodhoi filma të animuar që patën një sukses të madh dhe është bërë një nga studiot më të njohura të animacionit në botë.

Takahata filloi karrierën e tij në animacion në vitin 1959 në studion Toei të Japonisë ku edhe u takua me Miyazaki.

Dyshja është përshkuar nga mediat si miq dhe rivalë në të njëtën kohë. Filmi ‘The Tale of the Princess Kaguya’ i dha atij nomimin në Academy Award.

Por puna e tij më e mirë vazhdon të jetë filmi i 1988 Grave of the Fireflies, një histori prekëse e dy jetimëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco