Dokument/ Ja sa do të kushtonte rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar...

Dokument/ Ja sa do të kushtonte rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar...

20:01, 06/04/2018
A+ Aa A-

E ndërsa artistët dhe aktorët prej javësh kundërshtojnë projektin e Kryeministrit Edi Rama për prishjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një tjetër godine. Artistët dhe aktorët kërkojnë rikonstruksionin e godinës aktuale, por argumentet që jepen nga Ministria e Kulturës dhe Kryeministri janë mungesa e fondeve dhe ky proces mund të kushtojë më shumë se ndërtimi i një teatri të ri.

Regjisori Kastriot Çipi, ka siguruar dokumentet e vitit 1999, që tregojnë se preventivi i rikonstruksionit të godinës aktuale të teatrit, kap shifrën 1 milionë dollarëve.

Ai sqaron në rrjetin social se dokumentet ia ka vënë në dispozicion edhe Ministrisë së Kulturës

“Para diçka më shumë se një muaji isha përballë Kumbaros në emision. I tregova kopjen e preventivit të rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar, të përpiluar qysh më 1999. Kostoja totale 1 milion dollarë. Mendova (dhe mendoj) se kishte dijeni. Javën e kaluar, në komisionin parlamentar, Kumbaro deklaroi se nuk e kishte këtë dokument. Madje tha se e kishte kërkuar, por nuk e kishte gjetur në arkivin e Ministrisë”.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco