Tenori Hushi në krah të aktorëve: Më në fund po flasin për shtëpinë e tyre

Tenori Hushi në krah të aktorëve: Më në fund po flasin për shtëpinë e tyre

13:25, 12/02/2018
A+ Aa A-

Tenori i njohur shqiptar Agim Hushi ka reaguar  përmes një statusi  në lidhje me vendimin e Ministres së Kulturës për zhvendosjen e godinës së teatrit. Hushi mbështetë kolegët e tij, të cilët kundërshtojnë venimin e Ministres Kumbaro për zhvendosjne e kodinës se Teatrit Kombëtar tek ndërtesa Turbina.

"Me se fundmi ata po flasin!
Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtepine e tyre te artit; jeten e tyre!
Megjithse heshten ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdher mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kan zene per fyti atdheun qe po na perze te gjitheve!
Ngriti hordhite e puthadoresve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve.
Me quajten tradhetare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!
Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha...
Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit!
Shpresoj qe zeri i juaj te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!
Uroj qe kjo force te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire!
Jam me ju miqt dhe koleget e mije!
Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim!
Me siguri do tju duan te ikur dhe ju!
Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje populli dhe arti te vertet!'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco