Ismail Qemali: 'Nëse Rusvelt kandidon për fronin e Shqipërisë, fiton'. Ja si reagoi ish-presidenti amerikan

Ismail Qemali: 'Nëse Rusvelt kandidon për fronin e Shqipërisë, fiton'. Ja si reagoi ish-presidenti amerikan

11:16, 03/12/2017 Nga Aurenc Bebja, Francë

Deklarata i Ismail Qemalit, mbi sugjerimin e kandidaturës së Theodore Roosevelt për tu bërë mbret i Shqipërisë, ka bërë jehonë në New-York, ku gazetarët vendas janë vërsulur asokohe menjëherë ne drejtim të ish-presidentit amerikan me qëllim që të njohin reagimin e tij lidhur me këtë çështje. Ja si e përshkruajnë gazetat franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”, këtë ngjarje, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

L’Intransigeant, Ballinë, E martë, 13 maj 1913 : “Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

Image

New-York, 12 maj. - Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër.

L’Aurore, Faqe n°3, E mërkurë, 14 maj 1913 : “Z. Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

Image

New-York, 13 maj. - Z. Roosvelt ndiqet nga gazetarët që kur New-York World publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses.

Z. Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike. /Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco