DOKUMENTI/ Shënimet e Enver Hoxhës për oborrin e fshatarit, bagëtitë dhe pulat

DOKUMENTI/ Shënimet e Enver Hoxhës për oborrin e fshatarit, bagëtitë dhe pulat

21:33, 03/11/2017
A+ Aa A-

Ish kreu i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, publikon pjesë nga shënimet e Enver Hoxhës në vitet 1980.

Historiani shkruan në Facebook:

1980/Shënimet e diktatorit për oborrin e fshatarit, bagëtitë dhe pulat

Më 8.3.1980, kryesia e Këshillit të Ministrave, paraqiti një studim për çështjen e tufëzimit dhe shkurtimit të oborrit kooperativist.

Ky material do paraqitej në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 22.4.1980. Nga frika e tufëzimit, fshatarët kishin therur 525 mijë bagëti të imëta.

Diktatori ka shënuar porisitë e tij në këtë material. Të habit fakti se me çfarë merreshin këta njerëz për t'i bërë keq këtij populli.

Enver Hoxha, pasi lexon propozimet, më 14.4.1980 dhe vendos këtë shënim:

a-Për oborrin kooperativist.

Ndarjes së oborrit kooperativist duhet t’i caktojmë një kufi: babai a ndajë kopshtin vetëm me djalin e parë. Djemtë e tjerë nuk do të kenë tokë, do të jenë kooperativistë pa oborr. Pastaj kur babai do të vdesë, toka e tij i kalon kooperativës, kështu ikën ½ e oborrit e kur të vdesë edhe djali i parë, oborri likuidohet.

b-Bagëtia.

Bagëtia shkon bashkë me tokën, ndryshe ajo s’ka ku kullot. Prandaj kurora e parë e fëmijëve djem, të marrë nga babai edhe 10 kokë bagëti.

Djemtë e tjerë që nuk do të kenë tokë, t’u lejojë statuti të blejnë 5 (jo 10) kokë dele dhe t’i tufëzojnë ato. (Në malësi që tani u kemi lënë më shumë dele dhe 1 lopë, të veprojmë me mënyra të tjera, por të ndiqet e njëjta rrugë si edhe në fshat.

Pulat dhe shpendët të qëndrojnë sikurse është paraqitur në materialin që po shqyrtojmë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

injoranti i di te gjitha04/11/2017 15:04

nuk duhet te cuditemi per gjendjen qe kemi ne shqiperi Injoranca voton kriminelet

Okaci04/11/2017 11:44

O kastriot b, kjo i perket vitit 1980,mbas dhjete vitesh nderroi sistemi, pse kjaheni, toke e bageti normal me jetue! cka p s paski dashur me shume, te pakten lligj kishte korrupsion nuk kishte

Shto koment

Denonco