Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ndahet nga jeta Mihal Luarasi, Basha shpreh ngushëllime: Aimbol i ringritjes nga persekucioni

Ndahet nga jeta Mihal Luarasi, Basha shpreh ngushëllime: Aimbol i ringritjes nga persekucioni

19:16, 31/10/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur Mihal Luarasi.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan:

Artistët dhe artdashësit shqiptarë i dhanë sot lamtumirën njërit prej regjisorëve më të guximshëm dhe inovatorë të Teatrit dhe të Operës dhe Baletit, Mihal Luarasi. Duke shprehur ngushëllimet e mija për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, përkulem me mirënjohje para veprës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për artin dhe kulturën shqiptare.

Luarasi mbetet shembulli i lirisë së pamposhtur të shpirtit artistik dhe simbol i ringritjes nga persekucioni i filistinëve të diktaturës, drejt dritës së përjetshme të një publiku dhe kombi mirënjohës. U prehtë në paqen e Zotit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco