Zbulimi i Shkencëtarëve/ Nobelisti kilian Pablo Neruda mund të jetë helmuar nga Pinoçeti

Zbulimi i Shkencëtarëve/ Nobelisti kilian Pablo Neruda mund të jetë helmuar nga Pinoçeti

21:27, 24/10/2017
A+ Aa A-

Dyshimet janë bërë me të forta se poeti i madh kilian, Pablo Neruda i përkthyer në shqip nga Fatos Arapi, mund të jetë helmuar gjatë periudhës së juntës ushtarake të diktatorit kilian Augusto Pinoçet. Pas dyshimeve të përhershme të familjes se vdekja e tij nuk ka qenë natyrale, një grup prej 16 ekspertësh ndërkombëtarë kanë mbërritur në përfundimin se poeti i madh nuk ka vdekur nga kanceri, ashtu sikurse shkruhet në deklaratën e autopsisë së tij, por nga një mikrob që gjendej në trupin e tij. “Ajo që është e sigurt është se çertifikata e tij e vdekjes nuk reflekton të vërtetën” ka deklaruar gjatë një konference për shtyp Dr Aurelio Luna, kreu i një grupi ekspertësh nga Danimarka, Kanadaja, Spanja dhe Kili.

Trupi i vdekur i Nerudës i cili ndërroi jetë në vitin 1973 në Santiago, disa ditë pas grushtit të shtetit kundër presidentit socialist Salvador Aliende, ka qenë shpesh objekt investigimesh të shumta. Ai u zhvarros në vitin 2013 por që atëherë nuk ka pasur një konfirmim të qartë për shkaqet e humbjes së jetës së tij.

Në maj 2014 një grup shkencëtarësh spanjollë zbuloi prezencën masive të bakterieve të stafilokokut të artë që mendohet të jenë injektuar nga agjentët e diktaturës.

Shoferi i Nerudës, Manuel Araya, ka pretenduar gjithnjë se ai vdiq si pasojë e një injeksioni që iu bë përpara se të nisej për në Meksikë për të vazhduar luftën më diktaturën e Pinoçetit.  Edhe dëshmitarë të tjerë kanë ngritur dyshimet se Neruda ndihej mirë para injeksionit të famshëm./lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco