Diego Costa mbërrin në Madrid: Jam gati fizikisht

Diego Costa mbërrin në Madrid: Jam gati fizikisht

18:46, 22/09/2017

Diego Costa tashmë ndodhet në Madrid për të kompletuar transferimin nga Chelsea tek Atletico. Lojtari u shpreh tejet i lumtur për rikthimin tek Atletico, fanellën e të cilës nuk mund ta veshë deri në janar të vitit 2018.

Për ardhjen e lojtari ka njoftuar edhe klubi spanjoll. “Jam shumë i lumtur që gjendem në shtëpi”, tha Costa.

Tashmë jam këtu, të gjithë e dinin që doja të rikthehem tek Atletico Madridi dhe i jam shumë mirënjohës Miguel Angel Gil Marínit për përpjekjet që ka bërë. Jam larguar nga Chelsea në një mënyrë që të gjithë e dinë, fizikisht jam gati dhe nuk frikësohem për asgjë”, theksoi sulmuesi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco