Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Presidenti i skuadrës së njohur dhunon gazetarin, kjo VIDEO bën xhiron e botës

Presidenti i skuadrës së njohur dhunon gazetarin, kjo VIDEO bën xhiron e botës

12:16, 22/09/2017

Presidenti i skuadrës së Sionit, Christian Constantin ka habitur të gjithë pasi gjatë mbrëmjes së djeshme ka dhunuar një nga gazetarët e pranishëm në fushë.

Constantin i acaruar me gazetarin Rolf Fringer për kritikat rreth menaxhimit të skuadrës së tij, ka bërë menjëherë “vetëgjyqësi” sapo e ka parë në cep të fushës duke u bërë gati për një lidhje direkte.

“Fringes më ka sulmuar dhe kritikuar gjatë javës. Tani e zgjidha me të. Si? E kapa dhe i dhashë një shkelm në prapanicë. Tani ndjehem mirë”, tha presidenti i Sionit.

Në Zvicër ka filluar gjyqi publik ndaj këtij personazhi shumë problematik i cili e tepron herë pas here me sjelljet e tij.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco