Nënshkruan me gjigantët italianë? Ja përgjigja zyrtare e Canës

Nënshkruan me gjigantët italianë? Ja përgjigja zyrtare e Canës

09:36, 22/09/2017

Lorik Cana ka hedhur poshtë të gjitha zërat e medieve të cilat ditën e djeshme kanë përfolur një rikthim të mundshëm të tij tek skuadra e Lazios.

Në një intervistë për “Radio Incontro Olympia”, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet Lazios pasi e ka mbyllur karrierën e tij futbollistike, shkruan SYRI.net.

 “Po e kompensoj kohen me familjen time dhe popullin tim pas pesëmbëdhjetë viteve larg shtëpisë. Unë e mbylla karrierën në futbollin aktiv, jo për dëshirën time, por shkaku i shëndeti. Ai gazetar që ka shkruar atë artikull nuk e ka bërë siç duhet punën e tij...”, ka deklaruar Cana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco