Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kush është 16-vjeçari që po 'çmend' Italinë? Dy golat i shënoi Strakoshës

Kush është 16-vjeçari që po 'çmend' Italinë? Dy golat i shënoi Strakoshës

11:33, 18/09/2017

Pietro Pellegri është e ardhmja e futbollit italian.

16-vjeçari bëri ëndrrën realitet duke shënuar dy gola në Serie A pikërisht përballë Lazios të Thomas Strakoshës.

Ai luajti në humbjen e Genoas 3-2 përballë Lazios por ai u fut në fushë vetëm për shkak të dëmtimit të sulmuesit kryesor, Adrian Ricardo Centurion.

Menjëherë pas ndeshjes ai ka folur për babain e tij që nuk është përmbajtur nga lotët e gëzimit, shkruan 'Football-Italia", raporton SYRI.net.

“Ëndrra më është bërë realitet. Është diçka që kam ëndërruar që kur isha fëmijë. Ishte mbrëmje shumë e rëndësishme për mua dhe babin tim. Babai është gjithçka për mua, më përcjell në të ftohtë e në shi. Ai është njeriu që më mbanë në rrugën e duhur në futboll, ndërsa nëna kujdeset që unë të studioj”, shtoi 16-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco