Trajneri paralajmëron lojtarët: S’dua deklarata në Facebook!

Trajneri paralajmëron lojtarët: S’dua deklarata në Facebook!

21:47, 17/09/2017

Gugash Magani nuk i fsheh aspak synimet që ka në këtë sezon me skuadrën e Teutës. Trajneri deklaroi se synon që të marrë trofe në këtë edicion, por njëkohësisht se u ka kërkuar lojtarëve që të jenë të matur me deklaratat që lëshojnë.

Në fakt ka shumë ndeshje deri në fund, nëse do të thosha që kemi objektiva konkret, që janë Kupat e Europës, ta shohim nëse i arrijmë. Përveç investimit është afruar edhe tifozllëku, ndaj ka ardhur momenti që si trajner më duhet një trofe. Dua të bëj punën time, por objektivi nuk është vetëm vendi i pestë, të bëjmë një kampionat shumë të mirë dhe pse jo edhe me një trofe”, tha Magani.

Për euforinë që mund të ketë në kampin durrsak, tekniku peqinas tha:

Duhet të kemi kujdes nga deklaratat që japim. Edhe kur del ndonjë lojtar që flet në Facebook nuk i kam qejf”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco