Rooney kthehet në Manchester, por turpërohet nga rezultati

Rooney kthehet në Manchester, por turpërohet nga rezultati

18:57, 17/09/2017

Manchester Unitedi u është rikthyer fitoreve në Premierligë, pas barazimit me Stoke Cityn javën e kaluar. “Djajtë e Kuq” morën pikët e plota në javën e pestë në Premierligë, duke mposhtur 4-0 Evertonin në “Old Trafford”.

Antonio Valencia (4’), Henrik Mkhitaryan (84’), Romelu Lukaku (90’) dhe Anthony Martial (90 +2), shënuan për fitoren e pastër të “Djajve të Kuq”.

Kjo mbrëmje ishte e veçantë për ish-kapitenin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, që u rikthye në “Old Trafford” për herë të parë pas transferimit tek Evertoni.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United shkon në kuotën e 13 pikëve dhe gjendet në vend të dytë me pikë të barabarta me Manchester City, që kryeson renditjen në Premierligë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco