I prishi punë Partizanit, por shihni si e pëson Laçi sot

I prishi punë Partizanit, por shihni si e pëson Laçi sot

18:16, 17/09/2017

Takimi i sotëm mes Laçit dhe Luftëtarit, i vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore, ka përfunduar me rezultatin 1-0 për gjirokastritët.

Ka qenë një ndeshje e dominuar disi nga kurbinasit vendës në 45 minutat e para, por me fillimin e pjesës së dytë janë bluzinjtë që kërkojnë të gjejnë golin e avantazhit.

Pas një kundërsulmi në minutën e 61-të të ndeshjes Luftëtari arrin të shënojë golin e parë me anë të Abazajt. Disa minuta më vonë një tjetër gol i shënuar nga bluzinjtë, por që u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje.

Luftëtari gjen kështu fitoren e parë duke marrë edhe tri pikët e arta, ndërsa Laçi pasi mundi javën e kaluar në kryeqytet Partizanin, dështon në fushën e tij. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco