Formacioni i Skënderbeut ndaj Dyn. Kievit. Mungon 1 lojtar

Formacioni i Skënderbeut ndaj Dyn. Kievit. Mungon 1 lojtar

10:01, 14/09/2017

Sot në mbrëmje starton kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian në rang klubesh.

Pa dyshim e gjithë vëmendja do të përqendrohet në ndeshjen mes Dynamo të Kievit dhe Skënderbeut të vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Korçarët e drejtuar nga Ilir Daja zhvilluan dje stërvitjen e fundit në stadiumin “NSC Olimpiyskiy” ku do të luhet takimi ndaj skuadrës ukrainase.

Ilir Daja pothuajse ka gati 11-shen titullare ku ajo që bie në sy është mungesa e vetme e mesfushorit, bakari Nimaga i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në “Elbasan Arena” në takimin e kthimit ndaj Dinamo së Zagrebit.

Mungesa e Nimagës pritet të zëvendësohet me aktivizonin e Bruno Ditës.

“Panorama Sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Skënderbeut kundër Dynamo të Kievit:

ImageImage

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment