Lukas Podolski padit Breitbart, e nxori në foto si trafikant refugjatësh

Lukas Podolski padit Breitbart, e nxori në foto si trafikant refugjatësh

14:36, 22/08/2017

Lukas Podolski trafikant emigrantësh? Jo, thjesht një ngatërresë nga website konservativ Breitbart, i cili ka publikuar foton e ish-lojtarit të Gjermanisë në një artikull për emigracionin ilegal, çka ka bërë që ai të nisë procedurat ligjore.

Dy ditë më parë, Breitbart publikoi artikullin me titull “Policia spanjolle shkatërron bandën që trafikonte refugjatë me motorë uji”. Artikulli online shoqërohej me një foto të Podolskit në një jet ski, gjatë një dite pushimi në Brazil, gjatë finaleve të botërorit, fituar nga skuadra e tij.

Gabimi u vu re dhe fotoja u ndryshua, ndërkohë që Breitbart i kërkoi ndjesë lojtarit. Por kjo nuk ka mjaftuar për ta mbyllur çështjen, pasi 32-vjeçari ka angazhuar avokatët për të hapur procesin gjyqësor kundër Breitbart, tani e drejtuar sërish nga Steve Bannon, ish-strategu i fushatës së Donald Trump.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco