Rikthehet Milani i madh në Europë, bën ligjin në Rumani

Rikthehet Milani i madh në Europë, bën ligjin në Rumani

22:06, 27/07/2017

Skuadra e Milanit është kthyer me fitore në kompeticionet europiane, pasi ka mposhtur në transfertë Craiovan me rezultatin minimal 1-0.

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të Europa League.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Ricardo Rodriguez në minutën e 44-t, duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Pas një jave Milan do të zhvillojë edhe ndeshjen e kthimit në “San Siro”, ku kualifikimi duket mëse i arritshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco