Mesfushori i kombëtares firmos me Sionin e Tramexanit

Mesfushori i kombëtares firmos me Sionin e Tramexanit

19:21, 26/07/2017

Ermir Lenjani është edhe zyrtarisht një futbollist i Sionit në kampionatin zviceran të futbollit. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare është zyrtarizuar gjatë pasdites së sotme si blerja më e re e klubit zviceran, ku do të gjejë si trajner Paolo Tramexanin.

Insistimi i talianit ka bërë që Lenjani t’i bashkohej klubit, i cili ka synime madhore në këtë edicion, pasi dëshiron të luftojë për titullin kampion dhe e ka filluar mjaft mirë kampionatin me një sukses të rëndësishëm në fundjavë përballë Thun-it.

Klubi bëri të ditur se Lenjani, ashtu si edhe sulmuesi i ri i skuadrës, italiani Robert Akuafreska, kanë nënshkruar një kontratë deri në qershorin e vitit 2020.

Futbollisti shqiptar do t’i bashkohet skuadrës pas transfertës së kësaj të fundit në Lituani për ndeshjen në Ligën e Europës, për t’u vënë nën urdhrat e Tramexanit.

Mesfushori do të mbajë numrin 33 në radhët e skuadrës së Sionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco