Lojë trajnerësh te Kukësi, shihni çfarë bën Skënder Gega

Lojë trajnerësh te Kukësi, shihni çfarë bën Skënder Gega

17:15, 26/07/2017

Edhe pse arriti të shpallë Kukësin kampion dhe të bëjë një paraqitje mjaft të mirë në Champions League, duke u eliminuar vetëm prej fatit në përballjen me Sheriff Tiraspol, Ernest Gjoka nuk do të jetë më trajner i verilindorëve.

Gjatë këtyre ditëve u fol se Skënder Gega do të marrë drejtimin e kampionëve. Por, ndryshe nga sa ishte përfolur ditët e shkuara, ish-mbrojtësi i kombëtares dhe i Partizanit nuk ka pranuar të bëhet pasardhësi i Gjokës.

Përmes një mesazhi të zbuluar nga “VIP Sport”, Gega bën me dije arsyet që e kanë shtyrë të bëjë “prapa-kthehu” për të marrë drejtimin e verilindorëve.

“Përshendetje z.drejtor! Meqenëse je personi që më ke kontaktuar dhe kemi pasur shumë takime dhe biseda për mundesinë e një bashkëpunimi, po iu drejtohem juve që ta bëni me dije edhe klubin.

Karakteri dhe formimi im profesional më shtynë të jem korrekt me ju. Sot kam vendosur që ky projekt dhe interes i përbashkët mos të vazhdojë më.

Dje në mbrëmje më njoftuat që sot në orën 09:30 do bënim prezantimin zyrtar, ndërsa sot nuk po kryeni atë që ramë dakort dhe mbi të gjitha Ju më kërkuat. Në aspektin profesional nuk më duket korrekte.

Ju falenderoj për respektin dhe interesimin tuaj.

Ju uroj suksese ju dhe F.K Kukësit!

Me respekt Skender Gega”, ishte mesazhi i Gegës ende pas nisur punën me skuadrën e Kukësit.

Tashmë pritet me interes të mësohet se cili do të jetë pasuesi i trajnerit Ernest Gjoka, i cili bëri mjaft mirë me Kukësin duke arritur ta shpallë kampion, por që për presidentin Gjici nuk mjaftoi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco