‘Milani fiton titullin në Itali’, -Deklarata që po ‘çmend’ Juventusin dhe Interin

‘Milani fiton titullin në Itali’, -Deklarata që po ‘çmend’ Juventusin dhe Interin

12:15, 21/07/2017

Shefi Ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone ka thënë se suksesi në Scudetto është i vështirë por jo i pamundur.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Fassone theksoi se Milani do të dyfishojë financat e klubit, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

"Si një njeri i Milanit, duhet të mendoj se mund të fitojmë Scudetton. Si drejtor, nuk duhet të mashtroj me premtime pasi vitin e parë është e vështirë. Racionalisht është pothuajse e pamundur të triumfosh që vitin e parë. Gjithçka mund të ndodhë por ne duhet të përqendrohemi tek objektivi ynë kryesor: Kualifikimi sezonin e ardhshëm në Champions League”, tha fillimisht ai.

“Duhet të eliminojmë euforinë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Në katër ditët e para kemi shitur 5 mijë bileta sezonale. Po shtohet interesi dhe marketingu do të shtrihet edhe në Azi. Të ardhurat financiare brenda 5 vitesh do t’i rritim nga 200 milionë euro në 400-500 milionë euro”, përfundoi ai.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco