I jep lamtumirën Juventusit, përshëndetja emocionuese e lojtarit

I jep lamtumirën Juventusit, përshëndetja emocionuese e lojtarit

23:30, 27/06/2017

Dani Alves përshëndetet me Juventus. Mbrojtësi brazilian, që ditët e fundit është afruar shumë me Manchester City, është ndarë me një postim në llogarinë e tij në Instagram: “Do të më pëlqente të falenderoja të gjithë tifozët e Juventus për vitin e përjetuar, miqtë e mi që më kanë pritur dhe për të qënit profesionistë të vërtetë. Falë tyre ky klub fiton dhe arrin në finale. Besoj se respekti im ndaj këtij klubi dhe tifozerisë së tij konsistojnë në dedikimin tij, angazhimin tim, pasionin dhe të gjithë sforcon për të qenë pjesë e kësaj skuadre, që rritet çdo ditë”, shkruhet në postimin e Alves.

Por në fjalën e gjatë që Dani Alves ka publikuar në Instagram ka vend edhe për një qartësim mbi foton që kishte ngjallur reagimin e tifozëve juventinë, pikërisht foto që shfaqte këpucën e finales së fituar me Barcelonën, pikërisht kundër Juventusit: “I kërkoj ndjesë çdo tifozi juvnetin, nëse kanë menduar se kam bërë ndonjë gjë për t’i ofenduar, por kisha këtë qëllim: kam një mënyrë spontane në të jetuarit e gjërave, aq sa shumë pak njerëz e kuptojnë… Edhe pse duket, nuk jam perfekt, por zemra ime është e pastër”.

Veç tifozëve dhe shokëve të skuadrës, i vetmi person që meriton një falenderim specifik është Giuseppe Marotta: “Sot përfundon marrëdhënia jonë profesionale dhe do të marr me vete në zemër të gjithë ata që e bëjnë vërtetë Juventusin një klub të madh. Sikurse e dini kam difektin që i them gjithmonë ato që mendoj dhe ndjej… Unë ndjej se duhet të falenderoj të nderuarin Marotta për mundësinë që pata ta kisha si drejtues, një profesionist i madh që e dashuron profesionin e tij.

Unë nuk luaj futboll për para, luaj futboll sepse e dashuroj këtë profesion dhe e respektoj këdo që e praktikon. Dashuroj futbollin dhe kurrë paratë nuk do të më mbajnë në ndonjë vend. Faleminderit shumë!”, përfundon lamtumira e Dani Alves për të gjithë popullin bardhezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco