Shpresat e Spanjës më të shtrenjtë së kampionët e Botës së vitit 2010

Shpresat e Spanjës më të shtrenjtë së kampionët e Botës së vitit 2010

00:23, 27/06/2017

Kombëtarja U-21 e Spanjës, që po luan në Europianin e kësaj kategorie në Poloni, po kërkon të kthejë në shtëpi kurorën europiane që mungon nga viti 2013.

Spanja është ekipi favorit, sepse ka në përbërje lojtarë si Asensio (Real Madrid), Saul (Atletico Madrid) dhe Bellerin (Arsenal). Këto turne janë një vitrinë për të gjithë lojtarët, por disa elementë të “Rojita”-s kanë vënë në lëvizje klubet e mëdha të Europës më përpara. Edhe trajneri i kombëtares së të rriturve, Lopetegui, ka treguar interes për përfaqësuesen U-21, sepse mund të jetë e dobishme për Botërorin e ardhshëm.

Ekipi që drejtohet nga Albert Celades mund t’i japë jetë një epoke të re fitoresh për kombëtaren spanjolle, por, ndërkohë, ka vendosur një rekord inkurajues.

Sipas Transfermakt.com, vlera e këtij ekipi është 264,50 milionë euro, ndërsa ajo e skuadrës që në 2010-ën ka arritur të fitojë për herë të parë Kupën e Botës ka qenë 241,5 milionë. Më saktësisht, Spanja U-21 ka një vlerë 23,05 milionë euro më të lartë se ekipi që shkroi historinë para shtatë vitesh.

Diferenca mes kësaj përfaqësueseje dhe asaj që pushtoi botën qëndron në 5 lojtarët me vlerën më të lartë: sot, Sual Niguez ka vlerën më të lartë, 40 milionë euro; i dyti është Inaki Willimas me 25, i treti Hector Bellerin me 25, i katërti Marc Asensio me 20 dhe i pesti është Jose Gaya me 18.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco