Barcelona gjen zëvendësuesin e Verrattit, kushton 80 mln Euro

Barcelona gjen zëvendësuesin e Verrattit, kushton 80 mln Euro

09:47, 25/06/2017

Nëse Barcelona dështon të transferojë Marco Verratin, klubi katalanas do të vendosë në zbatim planin B pasi ka kthyer edhe një herë tjetër vëmendjen nga mesfushori spanjoll i Atletico Madridit, Saul Ninguez.

Transferimi i Verrattit do të jetë shumë i vështirë, ku përveç çmimit të tij shumë të lartë dhe vendosmërisë së skuadrës francez për të mos e shitur, lojtari ka kontratë deri në vitin 2021.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Barcelona po mendon për zëvendësin e Verrattit, shkruan SYRI.net.

Raportohet se Barcelona mund të mos hyjë fare në negociata me Atleticon por të paguajë klauzolën e lojtarit me vlerë prej 80 milionë Euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco