FOTO/ Kjo nuk duhet të ndodhte sot. Skandal i madh në ndeshjen Shqipëri-Bosnje. FSHF tregohet e pafuqishme

FOTO/ Kjo nuk duhet të ndodhte sot. Skandal i madh në ndeshjen Shqipëri-Bosnje. FSHF tregohet e pafuqishme

20:05, 28/03/2017

Pas asaj që ndodhi në Palermo, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të përjashtonte grupimin “Illyrian Elite” nga ndeshjet e Kombëtares si dënim për prishjen e imazhit të Shqipërisë. Por pavarësisht bujës që bëri ky vendim i FSHF-së, në realitet, asgjë nuk ka ndryshuar Shkruan Panorama Sport.

“Illyrian Elite” nuk kanë munguar as në takimin e sotëm kundër Bosnjë Hercegovinës dhe nuk kanë ngurruar që të bëjnë të ditur praninë e tyre edhe me një postim në Facebook.

Duket se urdhëresa e FSHF-së nuk u kishte shkuar forcave të sigurisë në stadium, ose këta të fundit kanë vendosur të tolerojnë në këtë ndeshje, pasi grupimi në fjalë nuk u fsheh aspak, përkundrazi. Të pozicionuar në një vend të dukshëm në Tribunën C të stadiumit, ata u paraqitën me fanellat me logot e tyre, për të bërë të qartë se nuk frikësoheshin kurrsesi nga kërcënimi i FSHF-së i cili në rastin konkret rezultoi bosh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco