‘Goli i dytë i Italisë duhej anuluar’. –Deklarata e arbitrit të njohur

‘Goli i dytë i Italisë duhej anuluar’. –Deklarata e arbitrit të njohur

11:36, 27/03/2017

Ish-arbitri i njohur shqiptar, Uvil Zajmi mendon se goli i dytë i Italisë në ndeshjen kundër Shqipërisë ishte i parregullt dhe duhej anuluar.

Në analizën e moviolës në emisionin “Fair Play” në “News24”, ai ka thënë se Beloti e bën golin të pavlefshëm pasi merr pjesë në aksion dhe është në pozicion të parregullt.

“Goli i dytë i Italisë ishte i parregullt. Në aksionin e golit, Beloti është në pozicion jashtë loje! Nuk e ka bërë ai golin, por ka marrë pjesë në aksion. Goli duhej anuluar! Sa i përket penalltisë që dha arbitri, ajo ishte e rregullt”, u shpreh Zajmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco