VIDEO/ Futbollisti hero i shpëton jetën portierit kundërshtar

VIDEO/ Futbollisti hero i shpëton jetën portierit kundërshtar

14:23, 27/02/2017

Ky futbollist pa dyshim mund të konsiderohet si një hero pasi i shpëtoi jetën portierit të skuadrës kundërshtare i cili pësoi një tronditje pas përplasjes së tmerrshme me një mbrojtës.

Është tabloidi britanik “Daily Mail” i cili publikon pamjet ku Martin Berkovec u përplas fuqishëm, ndërsa heroi Francis Kone i cili ishte shumë pranë portieri vrapoi dhe i futi duart në gojë për të mos e lënë gjuhën t’i kalojë poshtë, transmeton SYRI.net.

Berkovec u dërgua me urgjencë në spital ku i shpëtoi jetës falë ndërhyrjes së shpejtë të lojtarit kundërshtar.

Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes Bohemians 1905-Slovackos të Çekisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco