Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko: Kosova na vuri në vështirësi, nuk e patëm të lehtë

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko: Kosova na vuri në vështirësi, nuk e patëm të lehtë

20:13, 09/10/2016
Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka thënë se ndihet më i relaksuar pas fitores së shënuar ndaj Kosovës.

Ukraina mundi 3:0 Kosovën në kualifikuesen për Kampinatin Botëror.

“Fitore e madhe, pas dy barazimeve, sot më në fund fituam dhe ndihem më i relaksuar tani”, deklaroi Shevchenko, përcjell Lajmi.net.

“U munduan të kontrollojmë ndeshjen, nuk ishte e lehtë ndaj Kosovës dhe e kam thënë edhe në konferencë. Lojtarët e Kosovës e japin maksimumin për vendin e tyre, ka lojtar të mirë dhe është shumë e vështirë të luash kundër tyre”, shtoi trajneri i Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco