Neymar transferohet te Reali? Iniesta befason të gjithë me këtë deklaratë

Neymar transferohet te Reali? Iniesta befason të gjithë me këtë deklaratë

11:35, 22/03/2018

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta nuk do të befasohej nëse Neymari transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Lidhur me këtë transferim të mundshëm, ka folur edhe kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta.

“A do të befasoheshit nëse Neymari shkon në Madrid? Sinqerisht, jo. Nuk është nëse unë befasohem apo jo. Nuk dua të tregojë mos-respekt. Nuk është diçka për të cilën po mendojmë”, tha Iniesta.

“(Duke blerë Neymarin) Real Madridi do të nënshkruante me njërin nga më të mirët në botë, por Barcelona ende ka ekip që do ta konsideroja më të mirë se të tjerët”, shtoi Iniesta.

Neymar është objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton e verës. Florentino Perez e do në “Santiago Bernabeu” brazilianin që nuk është i lumtur te PSG-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco