Interi gati të paguajë klauzolën e mesfushorit të Romës

Interi gati të paguajë klauzolën e mesfushorit të Romës

12:47, 18/03/2018

Mediat italiane raportojnë se Interi është në bisedime me Romën për blerjen e mundshme të Kevin Strootman.

Mesfushori holandez, i cili është lojtar i Romës që nga vitin 2013, thuhet të jetë prioritet i Interit për afatin kalimtar veror, transmeton Express.

Sipas Tuttomercatoëeb, bisedimet tashmë kanë nisur mes dy klubeve për një marrëveshje të mundshme, edhe pse Interi ngurron t’i paguajë 45 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së tij.

Thuhet se marrëveshja nuk është afër përmbylljes, por sipas mediumit italian, Interi është i vendosur ta blejë holandezin dhe do të bëjë përpjekje më të mëdha për transferimin e tij pas përfundimit të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco