Oferta e 'çmendur'/ Real Madrid i jep Milanit Balen dhe Benzema për…

Oferta e 'çmendur'/ Real Madrid i jep Milanit Balen dhe Benzema për…

09:10, 23/02/2018

Milani nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, por kjo nuk do të thotë se lojtarët kuqezinj nuk vlejnë.

Lajmet që vijnë nga Spanja flasin për një interesim të Real Madrid, për Leonardo Bonuccin, mbrojtësin që pas nisjes jo të mirë që i bëri kampionatit është rikthyer në nivele të larta.

“Tuttomercatoweb”, konfirmon atë që mediat spanjollë publikuan si hipotezë se presidenti madrilen Perez ka nisur sulmin për të siguruar qendërmbrojtësin.

Për të bindur Milanin në tavolinë nuk do të jenë as më pak e as më shumë veçse dy emra të mëdhenj të futbollit botëror, siç janë Bale dhe Benzema, që nuk janë më në planet e “galaktikave”.

Natyrisht që do të ketë edhe një shumë financiare. Me një ofertë të tillë Milani padyshim që mund të joshet, por do të jetë vetë lojtari i cili do të marrë vendimin përfundimtare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco