Të mërkurën dhe të enjten, luhen finalet e kupës së moshave, FSHF: Hyrja falas!

Të mërkurën dhe të enjten, luhen finalet e kupës së moshave, FSHF: Hyrja falas!

12:15, 20/02/2018

FSHF ka organizuar Kupën e Shqipërisë për moshat U-17, U-19.

Pas ndeshjeve përkatëse te luajtura deri tani, të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet finale për te njohur skuadrën fituese të këtij edicioni.

Në finalen e moshës U-17 përballë do të jene Internacional-Besa dhe në finale e U-19, Vllaznia me Shkëndijën e Tiranës.

Të dyja ndeshjet, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ti zhvilloje respektivisht ne stadiumin e Kamzës dhe të Elbasanit.

Për te dyja ndeshjet finale, hyrja për sportdashësit do të jetë falas. Takimet e moshave kanë një traditë të veçantë të tyre për vetë faktin se janë shumë skuadra të cilat gjatë gjithë vitit rivalizojnë me njëra tjetrën dhe që shoqërohen nga një tifozeri shumë entuziaste.

Në lidhje me zhvillimin e këtyre dy finaleve, shefi i sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, theksoi:

“Sikundër është bërë traditë, FSHF organizon prej vitesh Kupën e moshave përpos kampionateve sezonale. Edhe për këtë edicion janë marrë të gjitha masat për organizimin e ketyre dy ndeshjeve finale, pritshmërite e të cilave janë të mëdha. Gjatë gjithë ndeshjeve është evidentuar një ritëm i lartë sportiv në performancën e skuadrave por edhe nji rivalitet i fortë, i njëjtë me atë të kampionatit. Dua të bëj me dije për të gjithë të interesuarit që hyrja në stadiume do të jetë falas”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco