Barcelona me ‘marsh’ të pestë, Messi i kundërpërgjigjet Ronaldos me dopjetë

Barcelona me ‘marsh’ të pestë, Messi i kundërpërgjigjet Ronaldos me dopjetë

22:53, 21/01/2018

Barcelona nuk ndalet në rrugën e saj drejt titullit kampion në Spanjë. Katalanët kanë mposhtur Betisin me rezultatin 0-5 dhe kanë thelluar akoma më shumë distancën nga vendi i dytë, duke e çuar në 11 pikë.

Lionel Messi dhe Luis Suarez shënuan të dy nga një dopjetë, ndërsa Rakitiç ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 54-t.

Messi i kundërpërgjigjet menjëherë Ronaldos, i cili pasditen e sotme shënoi dy herë në fitoren e thellë 7-1 të Real Madridit ndaj Deportivo La Corunas.

Barcelona nuk ka pësuar ende asnjë humbje në kampionatin spanjoll, teksa pas 20 takimesh ka fituar 17 dhe barazuar 3.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco