Dështimi i madh, Martin Nespor largohet nga Skënderbeu

Dështimi i madh, Martin Nespor largohet nga Skënderbeu

08:25, 20/01/2018

Martin Nespor mbyll aventurën me Skënderbeun, ku mbërriti me shumë bujë në orët e fundit të merkatos së verës, por pa dhënë në fushën e blertë atë që prisnin drejtuesit e skuadrës korçare. Futbollisti 27-vjeçar çek është rikthyer tek ekipi polak Zag??bie Lubin, që zotëron kartonin e tij.

Në faqen zyrtare të këtij klubi sqarohet që përfundimi i parakohshëm i huazimit te Skënderbeu erdhi për shkak të problemeve fizike të lojtarit. Bisedimet mes drejtuesve të Zaglebies dhe homologëve të Skënderbeut kanë nisur që në muajin dhjetor dhe për shkak edhe të këmbënguljes së Nespor, palët kanë rënë dakord ta mbyllur para kohe marrëveshjen. Sulmuesi çek është aktivizuar vetëm 11 minuta në tre ndeshje në Superiore, ndërsa në Kupën e Shqipërisë ka luajtur 2 takime, duke shënuar 3 gola në përballjet me Mamurrasin (9-1, 8-0).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco