FSHF del me një njoftim të ri, papritur vendos ndryshimin e datës

FSHF del me një njoftim të ri, papritur vendos ndryshimin e datës

17:18, 19/01/2018

Më parë ishte njoftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit se java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhej më datë 27 janar, por sot ka bërë një njoftim të dytë.

Sipas njoftimit të ri të FSHF-së, këto ndeshje do të luhen të gjitha në datën 26 janar 2018, për shkak se në datën 27 janar Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadium.

Kujtojmë që në datën 27 janar janë paralajmëruar protesta nga opozita e vendit, ndaj edhe ndeshjet e Superiores do të luhen një ditë më përpara.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco