VIDEO/ Përkujtohet Panajot Pano, 8 vjet pa lojtarin më të mirë shqiptar

VIDEO/ Përkujtohet Panajot Pano, 8 vjet pa lojtarin më të mirë shqiptar

16:46, 19/01/2018

U bënë 8 vjet pa të madhin Panajot Pano. Klubi i Partizanit ka kujtuar nëpërmjet një video-mesazhi prekës, 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të futbollistit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave.

Legjenda e futbollit shqiptar, ikonë e futbollit tonë dhe në veçanti Partizanit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të shkëlqyer, mbetet si një ndër futbollistët më të dashur për publikun shqiptar, etalon i spektaklit dhe “Mbret i Golave”.

Panajot Pano ka realizuar plot 136 gola në 210 ndeshje me fanellën e Partizanit, duke fituar gjithçka që mund të fitohej në futbollin shqiptar në ato vite , 4 kampionate dhe 5 Kupa, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka shënuar 4 gola në 24 prezenca.

Të panumërta nderimet për “Mbretin Shqiptar” të golit nga institucionet shqiptare dhe të huaja.

Panajot Pano është “Mjeshtër i Madh i Sportit”. FSHF në vitin 2008 e njohu me çmimin “Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, ndërsa UEFA dhe FIFA i kanë akorduar çmimin “Lojtari Shqiptar i Shekullit”.

Të tjera nderime ndërkohë janë dhe titulli “Nderi i Kombit”, si dhe “Simboli i Qytetit të Tiranës”.

Panajot Pano mbetet simbol i futbollit mjeshtëror dhe lojtarit të dashur nga të gjithë në vend, si një virtuoz i madh i futbollit që dhuroi emocione të paharrueshme ndër vite për tifozët shqiptarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco