ZYRTARE: Blerja e re e Barcelonës zgjedh numrin e fanellës

ZYRTARE: Blerja e re e Barcelonës zgjedh numrin e fanellës

14:05, 19/01/2018

Barcelona ka njoftuar se blerja më e re, Yerry Mina do ta veshë fanellën me nurmin 24, e cila më së fundmi është veshur nga mbrojtësi Jeremy Mathieu, i cili është transferuar në Sporting Lisbon gjatë verës së kaluar.

Kolumbiani, i cili ende është duke pritur që transferimi i tij në Barcelonë t’i zyrtarizohet, do ta veshë fanellën me numrin që dikur e kanë bartur lojtarë të mëdhenj në këtë klub.

Lojtar si Fernando Cuoto, Carles Puyol, Yaya Toure, Sergi Roberto dhe Andres Iniesta, e kanë veshur fanellën me numrin 24 në të kaluarën në “Camp Nou”.

Barcelona pritet ta pranojë transferimin e Minas para ndeshjes me Real Betisin. Mina është stërvitur me ekipin e parë që disa ditë. Duke qenë se Javier Mascherano është i lënduar, Mina mund të udhëtojë në Sevilla për ndeshjen e fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco