Borusia Dortmund me trajnerin e ri merr këtë rezultat në fushën e Mainz

Borusia Dortmund me trajnerin e ri merr këtë rezultat në fushën e Mainz

23:02, 12/12/2017

Borusia Dortmund rikthehet te fitorja pas plot tetë ndeshjesh me fitoren 0-2 në fushën e Mainzit, në ndeshjen që u luajt në kuadër të javës së 16-të të Bundesligës.

Fitorja ka ardhur pas shkarkimit të trajneri Bosz, ndërsa në stol ndeshjen e sotme ishte trajneri i ri, austriaku Stroger.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë Dortmund është zgjuar duke shënuar 2 herë.

Goli i parë u shënua nga mbrojtësi Sokratis ne minutën e 55-të ndërsa golin e dytë e shënoi japonezi Kagaua, pas një asisiti të Aubamejang.

Me këtë fitore Borusia Dortmund shkon në vendin e 4-t me 25 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco