Ronaldo ‘çmend’ botën e futbollit, ja pse sipas tij Messi qëndroi në stolin rezervë

Ronaldo ‘çmend’ botën e futbollit, ja pse sipas tij Messi qëndroi në stolin rezervë

09:47, 23/11/2017

Lionel Messi luajti si zëvendësues në barazimin pa gola të Barcelonës me Juventusin, ndërsa Cristiano Ronaldo e di pse ndodhi kjo.

Argjentinasi bëri një paraqitje në pjesën e dytë pasi gjigandët katalanas konfirmuan vendin e tyre në 16 të fundit të Ligës së Kampionëve.

Trajnerii tij Ernesto Valverde pretendoi se Messi ishte lënë në stol për shkak të lodhjes, por Ronaldo mendon ndryshe. Superstar i Real Madrid beson se Barcelona thjesht po kopjon taktikat e tij nga sezoni i kaluar.

Zinedine Zidane disa ndeshje la pushim Ronaldon, një lëvizje që u tregua e efektshme pasi Real fitoi dyfishin.

Dhe sipas Diario Gol, Valverde ka bërë të njëjtin vendim me Messin.

Spanjolli ka thënë: “Ai ka luajtur  shumë lojëra dhe menduam se këtë herë do të mund të hyjë në gjysmën e dytë.

“Menduam se loja do të ishte e shtrënguar në fillim dhe pastaj mund të hapet më vonë në gjysmën e dytë. Kjo është ajo që ndodhi”, përfundoi trajneri i Barçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco