Katastrofë e madhe! Milani rrezikon të përjashtohet nga garat europiane

Katastrofë e madhe! Milani rrezikon të përjashtohet nga garat europiane

11:25, 21/11/2017

UEFA do ta refuzojë propozimin e skuadrës italiane AC Milan për një marrëveshje vullnetare për Financial Fair Play.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, zyrtarët e UEFA-së nuk janë bindur aspak nga planet e Milanit, pasi të gjitha investimet janë bërë bazuar në suksesin sportiv të “Rossoneri”.

Milan u ble nga konsortiumi kinez “Rossoneri Sport Invesment Lux” në muajin prill në krye me Yonghong Li. Kjo pasoi me shpenzime të mëdha në transferimin e lojtarëve gjatë verës, 200 milionë euro në total, për ta përforcuar skuadrën e Vincenzo Montellas.

Milani momentalisht është 11 pikë larg zonës Champions dhe shpenzimet e çmendura të merakos së verës nuk justifikohen pasi të ardhurat janë shumë të pakta dhe në këtë mënyrë nuk respektohet “Fair Play Financiar”.

Nëse UEFA nuk s’i pranon planet e Milanit, atëherë skuadra italiane do të përballet me sanksione të mundshme, përfshirë edhe më ndalesë të pjesëmarrjes në garat evropiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco