Milinkovic çudit pas humbjes me Partizanin: Asgjë nuk do të ndryshoja

Milinkovic çudit pas humbjes me Partizanin: Asgjë nuk do të ndryshoja

16:20, 20/11/2017

Pas humbjes 2-1 në “Zeqir Ymeri” me Partizanin, ka folur për mediat dhe trajneri i Kukësit, Mladen Milinkovic.

Kur humbet nuk ndihesh mirë, sidomos kur humbet në fushën tënde. Sado mundësi të krijosh, po humbe ndihesh keq”, theksoi tekniku i kampionëve.

Nuk do të ndryshoja asgjë në formacion. Bëmë një gabim dhe u ndëshkuam në golin e dytë, nuk shënuam kur patëm raste. Kur bëjmë gabim na ndëshkojnë, ndërsa ne nuk e bëjmë të njëjtën gjë kur gabon kundërshtari. Shumë e rëndësishme që të mësojmë nga gabimet. Bëjmë gabimet në mbrojtje, atje është problemi më i madh. Mos të harrojmë që kampionati sivjet është shumë i fortë”, deklaroi Milinkovic.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco