Trajneri i njohur i thotë ‘po’ Italisë

Trajneri i njohur i thotë ‘po’ Italisë

13:44, 19/11/2017

“Nëse më telefonojnë nuk them jo. Do të mendohem, por jam gati".

Claudio Ranieri i thotë “po” Italisë.

Kampioni i Anglisë me Leicester Cityn është shprehur i hapur për të marrë drejtimin e Kombëtares.

“Nëse më telefonojnë nuk them jo. Do të mendohem, por jam gati. Gjithsesi, jo gjithçka varet nga unë”, deklaroi Ranieri.

“Mendoj se për momentin çështja e trajnerit të ri të kombëtares është në plan të dytë. Duhet të mendojmë mirë se si do të ringrihemi, pasi prekëm fundin”, shtoi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco