Bukë me vete për një ndeshje futbolli, do e bëjnë serbët e Partizanit të Beogradit

Bukë me vete për një ndeshje futbolli, do e bëjnë serbët e Partizanit të Beogradit

23:27, 17/10/2017

Këtë të enjte në “Elbasan Arena”, Skënderbeu do të përballet me një prej rivalëve më të vështirë të grupit në Europa League, e kjo jo vetëm në planin sportiv.

Partizani i Beogradit do të luajë ndaj korçarëve në një situatë, ku niveli i sigurisë do të jetë mbi normalen, diçka që ka ngjallur reagime në shtypin serb, më shumë sesa llogaria për pikë dhe futboll në fushë.

Gazeta “Informer” e denoncoi si një situatë të jashtëzakonshme, përfshirjen e forcave speciale në ruajtjen e delegacionit serb. Klubi bardhezi do të marrë nga Beogradi 4 roje shtesë, ndërsa edhe ushqimet do të transportohen nga Serbia, së bashku me një kuzhinier të ekipit.

Ne jemi në kontakt me njerëzit në Tiranë, që e kanë ngritur nivelin e sigurisë për ne. Presim eskortë speciale policie gjatë të gjithë kohës dhe besojmë tek aftësitë e Policisë shqiptare. Kemi gjithashtu personel sigurie tonin për të gjithë delegacionin. Do të akomodohemi në të njëjtin hotel ku ishte edhe kombëtarja serbe. Çdo stërvitje do të zhvillohet në Tiranë. Kemi parë çdo lloj provokimi, por nëse kjo ndodh në Shqipëri, do të përgjigjemi në fushë. Jemi të interesuar për sport dhe jo politikë”, tha Milosh Vazur, menaxher i Partizanit të Beogradit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Fred GjOKA18/10/2017 10:55

Pirdhuni legena. Korçarët janë më të kulturuarit e Shqipërisë së bashku me Shkodren!

Shto koment

Denonco