Pasi u shpall kampion Licester nuk gjen ‘karar’ me trajnerët, shkarkohet edhe Shakespeare

Pasi u shpall kampion Licester nuk gjen ‘karar’ me trajnerët, shkarkohet edhe Shakespeare

17:51, 17/10/2017

Craig Shakespeare nuk do të jetë më trajner i Leicester Cityt në Premier League. 53-vjeçari është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni.

Barazimi 1-1 me West Brom, në “King Power Stadium”, i ka kushtuar vendin e punës pasuesit të Claudio Ranierit. Leicesteri aktualisht renditet në zonën e ftohtë me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje (1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje).

Shakespeare u caktua fillimisht trajner i përkohshëm në muajin shkurt, ndërsa në prag të sezonit të ri futbollistik mori emërimin përfundimtar, falë rezultateve pozitive, që e shpëtuan skuadrën nga rënia, pikërisht një vit pasi u shpall kampione e Anglisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco